RTSH 24 Live

Botë

Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Lufta nuk ka përfunduar ende

9 orë para

Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Lufta nuk ka përfunduar ende

Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, teksa e përshkroi Sinwarin si njeriun që qëndronte pas "masakrës më të keqe në historinë e popullit izraelit që nga Holokausti".

“Ndërsa Izraeli e mbylli llogarinë me të, detyra para nesh ende nuk është  përfunduar. Izraeli do të vazhdojë luftën e tij derisa pengjet të kthehen në shtëpi”, tha ai.

Duke iu drejtuar njerëzve në Gaza, Netanyahu tha se Sinwari shkatërroi jetën e  tyre dhe se pas vdekjes së tij,  Hamasi nuk do ta kontrollojë më territorin, duke e përshkruar këtë si një “mundësi për ta për t’u çliruar nga tirania e tij”.

“Kthimi i pengjeve tona është një mundësi për të arritur të gjitha qëllimet tona dhe na afron më afër fundit të luftës”, tha ai.

/rtsh.al/