Muzika nuk duhet të ketë kufij dhe shfaqjet live mund të jenë vërtet të veçanta kur ato mbahen në vende unike. Disa artistë kanë performuar shfaqje live në vende vërtetë të pabesueshme.
Në Antarktidë – Grupi i njohur Metallica luajtën në Antarktidë në 2013. Metallica fitoi një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke u bërë grupi i vetëm që luajti të shtatë kontinentet në një vit.
Në burgun shtetëror Folsom në Kaliforni - Në vitin 1969, Johnny Cash bëri histori duke performuar dhe regjistruar albumin e parë në një burg të sigurisë maksimale.
Në një çati të Londrës - Më 30 janar 1969, Beatles performuan në çatinë e selisë së tyre Apple në Londër. “Fab Four” luajtën për 42 minuta, përpara se policia të shfaqej dhe kjo ishte performanca e fundit publike e grupit.
Në Murin e Berlinit - David Hasselhoff performoi në Murin e Berlinit në natën e Vitit të Ri 1989, menjëherë pas rënies së tij. Kënga e tij e vitit 1989 "Looking for Freedom" mbeti në vendin e parë në listat për tetë javë rresht.
Në një avion - Me instrumentet e tyre të kyçur në amplifikatorë elektrikë dhe me vokalin e Jonathan Davis që kalonte përmes sistemit PA të avionit, në 2005 Korn luajti një shfaqje në lartësinë prej 11,277 m.
Në Pompei - Në vitin 1971, Pink Floyd luajti katër netë në amfiteatrin 2000-vjeçar në Pompei, Itali, megjithëse nuk kishte audiencë. Performancat e tyre u regjistruan dhe u kthyen në një film dhe album koncerti.
Në Piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt - Në natën e Vitit të Ri 1999, mijëra njerëz mirëpritën fillimin e shekullit nën tingujt e pionierit francez të muzikës elektronike Jean-Michel Jarre në Piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt.
Në një minierë kripe - Në vitin 2007, Orkestra Filarmonike e Donetskut performoi për rreth 350 njerëz në një minierë kripe në qytetin Soledar në Ukrainën lindore.
/rtsh.al/