E pamë sezonin e kaluar që fundjava mori emrin e tij! Tani, moderatori Ermal Peçi rikthehet në ekranin e RTSH më një tjetër program.
"E diela jonë" është gati në rrugëtimin televiziv. Duke nisur që nga 29 Tetori prej orës 13:30, Ermali ju mirëpret të gjithëve në shtëpinë e re, shtëpi që bashkon këdo.
"E diela jonë" do të jetë dita e familjes, e diskutimeve, e muzikës LIVE, e argëtimit dhe adrenalina që ju duhet para ekranit. Moderatori dhe autori i show-t televiziv, Ermal Peçi, premton energjinë e tij unike për tu qasur sa më afër e sa më real me audiencën televizive.
Festa nuk mungon nga banda e programit, nga zërat më premtues ashtu si edhe komunikimi nëpërmjet telefonit do të sjelli në ekran një nga lojërat me epike e më të dashura të shqiptarëve.
A do të zbulohet gjithçka këtë të diel? Ermali zbulon për rtsh.al se premiera e kësaj fundjave do të jetë takimi i parë, por jo gjithçka nga ajo që është përgatitur!
Fiksoni orën 13:30, 'E diela jonë' po vjen!
/rtsh.al/