Viti 2023 shënoi një moment tejet të rëndësishme për eksportin e vajit të ullirit. Përgjatë periudhës 2022-2023 janë eksportuar rreth 5000 ton vaj ulliri drejt Italisë një shifër kjo shumë herë më e lartë krahasuar më 2021 ku u eksportuan në total 80 ton vaj.
“Për vajin e ullirit kemi një histori suksesi këtë vit, një program i mirë menduar dhe te bashkë menduar me 14 aktorë të rëndësishëm të sektorit publik dhe atij privat. Edhe shoqatat italiane të importit të vajit vijnë në Shqipëri me ekspertët e tyre edhe shqiptaret po çojnë vaj në Itali” thotë Rrapaj.
Eksperti Rrapaj shprehet se fermerët tashme duhet të orientojnë prodhimin e tyre drejt eksport.
” Ky është momenti që Shqipëria të futet në tregun botërorë të vajit, ky është momenti për arsye të kohës sepse në vende si Italia apo Spanja ka pasur një rënie të prodhimit” thotë Agim Rrapaj.
Për Rrapaj ky është momenti ku fermerët shqiptare duhet të fokusohen në rritjen e cilësisë.
” Ne kemi shitur vaj me 3 euro për kilogram por mund ta shesim vajin për 6 euro për kilogramë por kjo varet nga cilësia varet nga ne dhe ne këtë duhet të realizojmë” tha Rrapaj.
Më herët eksporti ka qenë i pamundur për shkak të burokracive por bashkëpunimi nga të dyja anët e Adriatikut ka hapur për herë të parë tregun për eksportet shqiptare drejt BE.
Gazetar: O. Saraçi
/RTSH/