Numri i lindjeve në Qarkun e Lezhës ka ardhur në rënie. Sipas të dhënave zyrtare të dekadës së fundit, numri i foshnjave që kanë ardhur në jetë varion nga 800 deri në 900 në vit, ndërsa më parë shkonte deri në 1200 bebe në vit.
Mjeku obstetër-gjinekolog Zef Zefaj thotë se planifikimi familjar është shkaku kryesor i kësaj situate, pasi çiftet po preferojnë të bëhen prindër në moshe të madhe. Kjo sjellë edhe ndikime negative në shëndetin riprodhues por edhe stili i jetesës, kryesisht përdorimi i substancave të ndryshme mbetet problem.
“Të rinjtë e neglizhojnë prindërimin dhe ajo ul aftësinë e riprodhimit. Përdorimi i drogave ka gjithashtu ndikim të aftësitë riprodhuese, duhani etj.”, tha mjeku.
Mjeku obstetër-gjinekolog Zef Zefaj ka një këshill për çiftet e reja, duke ju kërkuar që mos ta vonojnë lindjen e parë.
“Asnjëherë të mos vonojnë lindjen e fëmijës së parë, ta bëjnë sa më të rinj dhe pastaj të mendojnë të bëjnë qejf”, u shpreh ai.
Spitali Obsetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarde e kushte bashkëkohore dhe është në dispozicion të të gjithë qarkut përfshire dhe Kurbinin e Mirditën.
Gjatë 2 viteve të fundit janë një numër i konsiderueshëm grash afgane të vendosura në Shëngjin të cilat kanë sjell në jetë fëmije.
/RTSH/