Vitin e ri 2025 një pjesë e të moshuarve të Kukësit e kanë nisur në qendrën ditore të pensionistëve, duke e kaluar aty kohën e tyre të lirë.
Ata thonë se ndryshe nga vitet e kaluara, qendra ofron kushte më të mira.
"Na kanë respektuar, na kanë bërë një ambient shumë të mirë. Mundohemi ta mbajmë. Luajmë, dëfrehemi si mosha e tretë. / Kushtet i kemi shumë të mira. Kondicioneri punon, si edhe dy televizorët. Kafe, çaj dhe ujë e bëjnë pa lekë. Kemi edhe kohë për shëtitje," thonë dy të moshuar.
Shqetësimi që kanë të moshuarit është moslejimi i duhanit në këtë ambient të përbashkët.
Në qendrën ditore të të moshuarve në Kukës bëhen bashkë mbi 60 pensionistë.
/rtsh.al/