Ushtria izraelite u bëri thirrje sot banorëve të Rripit të Gazës që të qëndrojnë larg forcave të saj dhe të shkojnë në zonën e çmilitarizuar përpara se të hyjë në fuqi një armëpushim me Hamasin.
“Ne ju bëjmë thirrje që të mos shkoni drejt zonës neutrale apo forcave (ushtrisë izraelite)”, tha Avihai Andrai, zëdhënësi i ushtrisë izraelite që flet arabisht, në një postim në Telegram.
“Në këtë fazë do të jeni në rrezik nëse shkoni drejt zonës tampon ose nëse lëvizni nga pjesa jugore (e enklavës) në veri përmes Rripit të Gazës.
Kushdo që shkon në këto zona e vë veten në rrezik”, theksoi ai.
/rtsh.al/