Autoritetet izraelite publikuan sot emrat e 33 të burgosurve izraelit, ku mes pengjeve që u kapën në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ka edhe fëmijë të mitur.
Në llogari zyrtare në rrjetin social “X”, Izraeli ka publikuar fotot e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.
“Ne jemi duke pritur për secilin prej jush”-shkruhet në platformën sociale.
Dita e sotme në Gaza duhet të niste me zbatimin e paktit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, por dështimi i këtyre të fundit për të dorëzuar listën me emrat e pengjeve që do të liroheshin sot bëri që forcat izraelite të vijonin aksionin e tyre.
— Israel ישראל (@Israel) January 19, 2025
/rtsh.al/