RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Izraelitët marrin trupin e ushtarit të mbajtur nga Hamasi që nga viti 2014 në Gaza

8 orë para

Izraelitët marrin trupin e ushtarit të mbajtur nga Hamasi që nga viti 2014 në Gaza

Një operacion sekret në Rripin e Gazës gjeti trupin e ushtarit rreshter Oron Saul, i cili u vra dhe u kap nga Hamasi në vitin 2014, njoftoi ushtria izraelite të dielën.

Operacioni për marrjen e trupit u krye së bashku nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet, me njësi të ndryshme të forcave speciale, duke përfshirë njësinë komando Sayyet 13 të Marinës dhe një forcë tjetër elitare të Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake.

Ushtria izraelite nuk specifikoi se kur u zhvillua operacioni apo në cilën pjesë të Gazës u gjet kufoma.

Trupi i Saulit u kthye në Izrael dhe u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore Abu Kabir ku u identifikua. Më pas u njoftua familja e tij.

Më 20 korrik 2014, në mes të Luftës së Gazës 2014, ushtarët e Batalionit të 13-të të Brigadës Golani hynë në lagjen Sejaiya të qytetit të Gazës me një transportues të blinduar M-113.

Automjeti ka ngecur në një nga rrugët e ngushta të lagjes dhe gjatë përpjekjeve për ta nxjerrë është sulmuar nga anëtarë të Hamasit duke gjuajtur raketa antitank.

Shtatë ushtarë u vranë në incident, përfshirë Saulin, trupi i të cilit u tërhoq zvarrë nga vendi i ngjarjes nga luftëtarët e Hamasit.

 

/rtsh.al/