Marrëveshja e shumëpritur e armëpushimit ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Sipas mediave të huaja, tre pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi.
“Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët.
Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën.
Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.
Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes.
/rtsh.al/