RTSH 24 Live

Televizion

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime në 5 ditë!

4 orë para

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime në 5 ditë!

Vetëm një javë nga fillimi i programit “Miqtë e pasdites” në RTSH ka shënuar një sukses befasues.

Me autore Ilda Lumanin dhe nën moderimin e Beniada Niashanit, ky program duket se është mirëpritur nga audience, çka e dëshmon dhe reagimi në rrjetet sociale, e mandej shikueshmëria; ku vetëm në pak ditë një nga videot e programit në rrjetin Tik TOK ka arritur mbi 1 milionë shikime.

Në një postim të publikuar në mbrëmjen e së premtes Lumani ka ndarë shikueshmërinë e TIk Tok, ku një video me personazh psikologen Nora Malaj; e cila jep një vlerësim për marrëdhënien në çift “Çiftet që zihen më shumë, duhen më shumë”, ka marrë plot 1.1 milionë shikime. 

Nuk ngelen më pas videot e tjera, të cilat vijojnë në këtë trend, duke treguar se edhe temat shumë të konsumuara, nëse sillen ndryshe bëjnë lajm dhe marrin vëmendje.

“19 të ftuar në javë! Biseda, tema të ditës, intervista. RTSH më shumë se kurrë një dritare për të gjithë”, ka komentuar përmes një tjetër video,  ku ka përmbledhur copëza të javës  së parë të programit autorja Ilda Lumani, e cila në këtë udhëtim ka zgjedhur një nga imazhet më të dashur televiziv Beniada Nishani, e cila falë natyrshmërisë, vërtetësisë dhe spontanitetit ka marrë menjëherë pëlqimin e audiencës.

Personazhe si Kamela Islamaj, Blerta Ristani, Xhesiara Frisku, Efi Dhedhes, e mandej panele me emra të rëndësishëm nga bota e gazetarisë, librit, jetës sociale si: Nora Malaj, Arta Marku, Arlinda Dudaj, Aida Baro, Dorina Mema,Greiss Petroviç, Sofokli Çali, Aldor Nini, Redis Kondakcci, e mjaft të tjerë, janë tregues i qasjes së këtij sezoni të “Miqtë e Pasdites”!

E ky është vetëm fillimi “Miqtë e pasdites”, e program që vjen çdo ditë pranë publikut, nga e hëna në të premte, në orën 17:00.

 

/rtsh.al/