Universiteti i Tiranës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, bëri të ditur se viti i ri akademik 2022- 2023, në institucionet e arsimit të lartë do të nisë në datën 17 tetor 2022, dhe do të mbarojë në datën 29 shtator 2023.
Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, do të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
“Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/