Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal në Athinë, ka dalë nga salla e kirurgjisë.
Mësohet se kryepeshkopi u trajtua për një gjakderdhje të brendshme. ai u transferua Në spitalin "Evangelismos" më 3 janar dhe po qëndron tanimë i intubuar.
Në datën 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas u shtrua në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal, i cili me kalimin e ditëve u shndërrua në një infeksion i shoqëruar me gjakderdhje.
Gjatë qëndrimit të tij në spital, Kryepeshkopi Anastas u vizitua nga Anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë. Këta të fundit deklaruan se Kryepeshkopi Anastas falënderoi përzemërsisht Sinodin e Shenjtë, ndërsa shtoi gjithashtu se u është sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që luten për shërimin e tij të shpejtë.
Kryepeshkopi u vizitua gjithashtu edhe nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për t’u informuar mbi ecurinë e trajtimit të tij, si dhe nga Kryepeshkopi Jeronimos, kreu i Kishës Ortodokse të Greqisë, i cili i uroi shërim të shpejtë.
/rtsh.al/