RTSH 24 Live

Aktualitet

Besimtarët ortodoksë luten në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas

4 orë para

Besimtarët ortodoksë luten në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas

Besimtarët e shumtë ortodoksë në qytetin e Tiranës pasditen e së premtes janë bërë pjesë e meshës së lutjeve për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në një nga spitalet e Greqisë.

Në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, besimtarë të shumtë janë lutur për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopin Anastas i cili po kalon prej ditësh probleme serioze me shëndetin e tij.

Të pranishëm në lutje janë dhjetëra besimtarë të të gjitha moshave, si edhe të gjithë klerikët e Tiranës.

Lutjet filluan në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Këtë të premte ceremoni lutjesh janë mbajtur në shumë kisha Orthodhokse në mbarë vendin.

/rtsh.al/