RTSH 24 Live

Sociale

Universiteti i Gjirokastrës kalon pritshmëritë në regjistrime, rektori: Ka ndikuar ndërkombëtarizimi

9 orë para

Universiteti i Gjirokastrës kalon pritshmëritë në regjistrime, rektori: Ka ndikuar ndërkombëtarizimi

Auditorët e universitetit “Eqrem Cabej” këtë vit akademik kanë pritur rreth 15 përqind më tepër studentë se një vit më parë. 495 të rinj shënohet të kenë përzgjedhur mes 22 programeve bachelor dhe 2 vjeçare profesionale, ndërsa rritje është shënuar edhe tek cikli i dytë i studimeve, ku ky institucion akademik ofron 20 degë.

Po cilët janë faktorët që kanë çuar në këto prurje që shënohen si më të lartat, të paktën në pesë vitet e fundit, sipas rektorit Jaho Cana?

Një performancë e cila është e prekshme e cila ka rritur jo vetëm cilësinë, por dhe performancës së punës së vetë pedagogut. Ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme ndërkombëtarizimi i universitetit tonë, hapja e tij me universitete partnere në botë”, tha Cana.

Në të dyja ciklet dhe në të gjitha vitet, universitetin e Gjirokastrës e frekuentojnë rreth 2000 studentë. Për herë të parë këtë vit akademik do të funksionojë edhe programi ndërkombëtar në doktoraturë “Edukimi në shkencat shoqërore”.

/rtsh.al/