Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se do të ulet mesatarja për maturantët që duan të studiojnë për mësuesi, nga 7.5 në 6.5. Por ministrja ka bërë me dije se për maturantët me mesatare 6.5 do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikulimit që të mos vazhdojnë mësuesi në master por të zgjedhin profesione të tjera.
“Miratuam një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që përcakton nota mesatare për maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta në universitete. Me reofrmën e 2017, sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë mesataren 7.5 minimumi. Mësuesit duhet të jenë më të mirët. Kriteri për ata që duan të bëhen mësues duhet të jetë 7.5. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues, mund të ketë nga ata që duan të bëhen përkthyes. Jo të gjtihë ata që duan të mbarojnë gjuhë letërsi duan të bëhen mësues. Prandaj me vendimin e sotëm i japim mundësi maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare minimumi 6.5 të hyjnë në programet e ciklit të parë me kod të vecantë në numrin e matrikulimit që të mos vazhdojnë për mësuesi por të vazhdojnë në programet e tjera të ciklit të dytë master për profesionet e tjera. (jo master për mësuesi). Presim që në vitin e ardhshëm numri i studentëve që regjistrohen për mësuesi të jetë më i lartë”, tha Kushi.
/rtsh.al/