Bienalja e karikaturës Niko Nikolla mblodhi bashkë në një mbrëmje gala, artistë nga e gjithë bota, ndërsa mbylli këtë edicion të tretë të tij me natën finale të ndarjes së çmimeve. Ky event i rëndësishëm që veshi me art kryeqytetin, këto ditë të ftohta nëntori ndau 13 çmime duke vlerësuar artistë shqiptarë e të huaj. “Të bashkëjetosh në një botë digjitale”, si edhe portreti i ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ishin dy temat mbi të cilat punuan artistë nga 53 shtete të botës. Kjo mbrëmje u hap me një dedikim kushtuar personaliteti të njohur të letrave, sikundër ishte Niko Nikolla.
Çmimi i parë për temën “Të bashkëjetosh në një botë digjitale”, shkoi në Kubë, ndërsa një tjetër vlerësim për portretin e politikanit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç shkoi për artistin nga Peruja Uolter Toskana. Me dy çmime të dyta u vlerësuan artisët shqiptarë Endri Beqo, si dhe Arben Meksi.
Si figurë politike, subjekt i veprave në karikaturë i pranishëm në Tiranë për këtë bienale, politikani i shqiptar i Malit të Zi Dritan Abazoviç nuk e fsheh kënaqësinë e pranisë së tij në këtë event të artit
“Jam shumë i privilegjuar dhe me të vërtet i befasuar pasi kam pasur mbi 80 punime kanë ardhur me temën ë Abazoviçit . Për mua arti ka një vlerë të posaçëm”, u shpreh Ish-Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.
Drejtoresha e Bienales së karikaturës, Flora Nikolla shpall 2025 vitin e karikaturës, me qëllim vlerësimin e artistëve që bëjnë këtë lloj arti që i duhet dhënë rëndësia e duhur.
Në fund si kujtim një foto dhe një rikthim në mbështetje të vazhdueshme që arti i karikaturës duhet të ketë, bienalja ul siparin për t’u rikthyer vitin e ardhshëm.
Gazetare: E. Hasanbelli
/RTSH/