Biznesmeni Eduart Reçi ka ndërruar mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga një atentat i mundshëm mbrëmjen e 13 nëntorit.
52-vjeçari u qëllua me armë në kokë pranë pallatit të tij, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në kushte ende të paqarta dhe pa informacion të detajuar për autorët dhe motivet e krimit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve, ndërsa është bërë e ditur se për momentin nuk ka asnjë të arrestuar.
/rtsh.al/