RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastër- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, takon kreun e Prokurorisë, Petrit Cano

6 orë para

Gjirokastër- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, takon kreun e Prokurorisë, Petrit Cano

Gjatë vizitës së saj të parë në Gjirokastër, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua me kreun e Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Cano dhe kolegët e tij prokurorë.

VanHorn shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë anëtarët e Prokurorisë së Gjirokastrës për përpjekjet e tyre të përditshme, duke theksuar se teksa pjesa më e madhe e vëmendjes së vendit është përqendruar te Tirana, prokurorët në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë të punojnë për të bërë drejtësi në kushte sfiduese, duke shërbyer si mbështetje thelbësore për qytetarët e thjeshtë viktima të krimit.

VanHorn dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA u takuan gjithashtu me disa organizata në Gjirokastër, përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Caritas Albania dhe përfaqësuesin e Avokatit të Popullit, të cilët punojnë së bashku për të ofruar shërbime për imigrantët që kalojnë në Shqipërinë jugore, si dhe në mbështetje të autoriteteve në procesin e shqyrtimit paraprak.

Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të rëndësishme në ofrimin e këtyre shërbimeve thelbësore për këta individë të cenueshëm.

Këto angazhime theksuan përkushtimin tonë të përbashkët ndaj drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, mbështetjen për popullatat e cenueshme dhe rëndësinë e përpjekjeve bashkëpunuese për të rritur sigurinë për qytetarët e Shqipërisë.

/rtsh.al/