RTSH 24 Live

Aktualitet

U operua dje nga hernia inguinale, Kryeministri Rama del nga spitali

3 orë para

U operua dje nga hernia inguinale, Kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e spitalit të QSUT-së ku ndodhej i shtruar ditën e djeshme për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua.

Lajmi është konfirmuar për RTSH nga mjeku Arben Gjata.

“Kryeministri Rama doli dhe gëzon shëndet të plotë”, është shprehur ai.

Kreu i qeverisë shqiptare kreu mëngjesin e djeshëm operacionin e hernies inguinale dhe i duhej të qëndronte ditën e djeshme në spital nën kujdesin e mjekëve. Kryeministri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky ishte operacioni i dytë që kryeministri Rama iu nënshtrua në QSUT. Ekipi i mjekëve që realizuan ndërhyrjen ishin kirurgët Arben Gjata, Abren Beqiri dhe Dritan Rehovica si dhe anest-reanimatorët Krenar Lila dhe Saimir Kuci.

/rtsh.al/