RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministri Malaj prezanton Drejtorin e ri të Tatimeve, Ilir Binaj

2 orë para

Ministri Malaj prezanton Drejtorin e ri të Tatimeve, Ilir Binaj

Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar sot (4 tetor)  Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj.

Ky i fundit ka garantuar se do të çojë përpara reformat e nisura nga administrata tatimore.

Po ashtu, Binaj ka shprehur një prej prioriteteve të punës së tij, që do të jetë garantimi me sukses i zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027.

“Prezantova sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve z. Ilir Binaj, para drejtuesve të drejtorive rajonale dhe qendrore të Administratës Tatimore.

Z. Binaj vjen nga një karrierrë e spikatur profesionale në fushën e kontabilitetit dhe nga sot do të çojë përpara reformat e nisura nga administrata tatimore.

Falënderova gjithashtu dhe znj. Elidjana Çela për punën e mirë të deritanishme dhe angazhimin e saj, e cila do të vijojë të mbajë detyrën si Drejtoreshë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, duke e ushtruar me profesionalizëm”, bën me dije ministri Malaj.

/rtsh.al/