RTSH 24 Live

Aktualitet

Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike, Balluku: Forcojmë asetet virtuale

3 orë para

Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike, Balluku: Forcojmë asetet virtuale

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën Belinda Balluku ka bërë me dije se Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Balluku thekson se Shqipëria po udhëheq një projekt i cili ka për synim forcimin e rregullimin e aseteve vituale dhe ndalimin e fluksit të paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it”., shkruan Balluku.

Ministja thekson më tej se me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale.

Po ashtu, në një njoftim të bërë publik edhe nga Shtëpia e Bardhë, ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme.

/rtsh.al/