RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj paraqitet në SPAK

3 orë para

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka qenë këtë të premte (4 tetor) në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar përreth një orë.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Malajt në SPAK, por kujtojmë se në muajin maj Malaj dhe Kryebashkiaku Veliaj u paditën nga avokatja Adriana Kalaja, në emër të Partisë Demokratike ku akuzoheshin se kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe përfitimit të paligjshëm të tenderëve.

/rtsh.al/