Bashkia e Delvinës, ka si prioritet zhvillimin e turizmit, pasi atraksionet turistik dhe asetet monumentale që kjo bashki, janë të shumtë. Kalaja e qytetit, kompleksi islamik, që renditet ndër të parët në Shqipëri, kishat shumëvjeçare, por edhe bukuritë natyrore, po e kthejnë Delvinën në vemendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Kjo bashki e shikon sektorin e turizmit, si një perspektivë për të ardhmen, që do të sjellë për banorët një numër të lartë të ardhurash.
“Delvinën synojmë t'a kthejmë në një atraksion tutistik. Kemi asete monumentale të patjetërsueshëm për nga vlerat, kemi bukuri natyrore, që e bëjnë Delvinën shumë të veçantë për t'a vizituar turistët.
Sezoni i kaluar ndjeu një rënie të turistëve për shkak të pandemisë. Për të qenë realistë, nuk kemi ardhur akoma aty ku duam, për ta kthyer Delvinën në një aset turistik dhe për të joshur vizitorët, kemi ende shumë punë për sektorin e turizmit.
Edhe në strukturën e re të bashkisë së Dëlvinës, ne do të çelim një zyrë turistike. Synojmë gjithashtu edhe përthithjen e studentëve në bashkinë tonë për të kryer praktikat, të cilat për vite me radhë i kryenin nëpër qytete të tjerë të vendit”, shprehet kryetarja Majlinda Qilimi.
Zhvillimi i turizmit mbetet perspektiva për të ardhmen e këtij qyteti ,por edhe një burim të ardhurash për delvinjotët.