RTSH 24 Live

Sociale

"Është fëmija i Zotit", stilistja Anila Konomi emocionon me rrëfimin për sindromën Down

8 orë para

"Është fëmija i Zotit", stilistja Anila Konomi emocionon me rrëfimin për sindromën Down

Një pasdite ndryshe, plot me emocione dhe ngjyra ishte kjo e enjte në studion e emisionit “Miqtë e pasdites” në RTSH, ku të rinj me aftësi ndryshe mahnitën me talentet e tyre.

Një histori jo më pak emocionuese solli edhe stilistja e njohur Anila Konomi, teksa tregoi rastin e vajës së saj, e cila është në pritje të ëmbël. Stilistja tha se e bija kishte refuzuar të bënte analizën e sindromës Down dhe se kishte vendosur ta mbante fëmijën pavarësisht çdo gjëje.

Vajza ime tani është shtatzënë dhe i uroj lindje të lehtë, por kur unë i thash a i ke bërë analizat për sindromën Down, më tha mami nuk i bëj, është fëmija i Zotit tha, edhe sikur të jetë, unë do ta mbaj. Asaj i është rritur fisnikëria. Ajo është shtatzënë tani dhe shkon pikërisht në spital dhe ndihmon pikërisht këta fëmijë”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/