RTSH 24 Live

Sociale

Fëmijët me aftësi ndryshe, psikologia: Me rëndësi komunikimi në familje

10 orë para

Fëmijët me aftësi ndryshe, psikologia: Me rëndësi komunikimi në familje

Në emisionin “Miqtë e pasdites”, psikologia, Suareza Nakuçi solli rastin e djalit të saj i cili lindi më një problem të të dëgjuarit.

Psikologia nënvizoi rëndësinë e komunikimit me fëmijët e tjerë për t’a mirëkuptuar situatën dhe sëbashku të kontribuojmë në shërimin apo rehabilitimin e tyre.

Im bir lindi me një problem të dëgjimit dhe humbi dëgjimin gradualisht deri në 100 përqind, e operuam, ka vendosur impiante dhe tani po dëgjon 100 përqind. Tani po aftësojmë të folurën sepse duhet të ecin gjërat paralelisht. Po e sjell këtë shembull se ne e nisim çdo gjë nga vetja jonë. Ne u ulëm si familje. Duhet t’u shpjegoja dy fëmijëve më të mëdhenj se djali ka një problem dhe thjesht do vëmendje  më të shtuar dhe jo se po i linim pas dore ata. Ne gjithmonë jemi ulur për të folur për këto gjëra. Fëmijët janë me natyra të ndryshme. Goca edhe pse më e rritur, por e ka empatinë më të rezervuar”, tha psikologia.

Teksa emisioni i kësaj të enjtjeje iu dedikua të rinjve me aftësi ndryshe, psikologia Nakuçi solli dhe një ngjarje jo të këndshme.

Ne kemi patur në pallat një fëmijë me autizëm dhe më është dashur të dal nga natyra ime që s’para më ngacmon gjë nga rrethanat e jashtme. Unë në fakt fëmijën nuk e kisha parë pasi ishte ulur dhe nuk po bënte asgjë. Më tërhoqi vëmendja biseda që bëri nëna e ulur pranë meje që i tha gocës 8 vjeç që mos ulej pranë djalit autik. Jam detyruar t’i kthehem dhe i thash çfarë problemi ka? Nuk është si ty?”, tregoi psikologia.

/rtsh.al/