RTSH 24 Live

Sociale

Turizmi rural në vëmendjen e vizitoreve - Të huajt preferojnë produktet lokale bio të bujtinave

28/03/2024

Turizmi rural në vëmendjen e vizitoreve - Të huajt preferojnë produktet lokale bio të bujtinave

Turizmi rural po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit .Banorët e fshatrave të cilët kanë investuar në çeljen e bujtinave gjatë kësaj periudhe kanë nisur përgatitjet për të mirëpritur vizitorët të cilët nga viti në vit janë edhe më të shumtë në numër.

“Kemi marrë të gjitha masat për ti mirëpritur turistët dhe për të gjetur një ambient të ngrohtë, një ambient që të kënaqen, të shlodhen, të gjejnë atë të veçantën që nuk e kanë në vendin e tyre. Kemi pasur shumë pronotime, në qershor, korrik dhe në gusht është tejet i mbushur”, tha një banor.

Kërkesa për turizmin rural  është e lidhur direkt me karakteristikat specifike të zonave rurale, si vend ndodhja, mjedisi natyror dhe një ofertë e larmishme e produkteve lokale bio të cilat ata preferojnë më së tepërmi.

“Kam investuar për një mikroferme për të siguruar të gjitha produktet blegtorale dhe produktet fruta dhe perime që të shkojnë ti marrin vet”, tha banori.

Agroturizmi i cili I referohet vizitës në fermë ose çdo biznesi bujqësor ka edhe si qëllim  shijimin edukimin ose përfshirjen aktive në punët e fermës.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/