Gjirokastra përherë e më shumë po kthehet në një nga vendet e preferuara nga të rinjtë e huaj që po e zgjedhin qytetin e gurtë për të kryer praktikat e tyre mësimore dhe ndërkohë edhe punësohen në bizneset e sektorit të turizmit.
Majkell Mikelanxhelo është një prej tyre, ai vjen nga Spanja, ndërsa na thotë se ka zgjedhur Gjirokastrën sepse është një qytet shumë i bukur dhe një mundësi e mirë për t’a njohur më tepër.
Ithiar Sutha është një tjetër 20-vjeçare, studente në degën e Ekonomikut, po ashtu nga Spanja edhe ajo ka zgjedhur Gjirokastrën për të studiuar dhe punuar. Ajo shprehet se është ndjerë e mirëpritur këtu dhe po kryen praktikën e saj falë bashkëpunimit të universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër me universitetet spanjolle.
Në universitetin e Gjirokastrës janë një numër i lartë studentësh të huaj si italian, spanjoll, etj.. që po kryejnë praktikat e tyre dhe në të njejtën kohë edhe punojnë në bizneset e qytetit.
/rtsh/