Punësimi mbetet ndër sfidat kryesore për të rinjtë, të cilët me mbarimin e studimeve shpeshherë e gjejnë veten jashtë tregut të punës ose larg profesionit të tyre.
Për këtë qëllim zyra e këshillimit të karrierës në Universitetet e Shqipërisë ka organizuar një takim me studentët e Universitetit Politeknik në lidhje me punësimin e studentëve, tregun e punës dhe rëndësinë e orientimit të karrierës.
Sipas përfaqësueses së RISI, Albania Ermira Shyti, qëllimi i këtyre takimeve është informimi dhe orientimi i të rinjve në tregun e punës.
“Studentët janë përfituesit direkt të shërbimit dhe do diskutojmë hollësisht me ta, jo vetëm çfarë nevoje kanë ata të marrin këtë shërbim, por dhe si dëshirojnë ata ta marrin. Mënyrat dhe informacionet që janë më të mira për ta”, shprehet Shyti.
Universitetet po tentojnë gjithnjë e më tepër lidhjen e punëdhënësit me punëmarrësin, për të zvogëluar hendekun mes asaj që ofron tregu dhe kërkesave apo formimin akademik të rinjve.
/rtsh.al/