RTSH 24 Live

Sociale

Librat e rekomanduar për orët letrare pasurohet çdo 4 vjet, e pasur me autorë shqiptarë dhe të huaj

27/04/2024

Librat e rekomanduar për orët letrare pasurohet çdo 4 vjet, e pasur me autorë shqiptarë dhe të huaj

Lista e librave që rekomandohen të lexohen për orët letrare pasurohet çdo 4 vjet me autor shqiptar dhe të huaj.

Mësuesja e Letërsisë në shkollën e mesme “Ismail Qemali” sqaron se përzgjedhja e titujve bëhet nga një komision i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit në përshtatje me grupmoshat e nxënësve për të nxitur tek ta dëshirën për lexim.

Pavarësisht se teknologjia në ditët e sotme e ka zbehur disi dëshirën për libra, nuk mungojnë dhe nga ata të rinjtë që lexojnë shumë.

Lista e librave të rekomanduar për orët letrare përfshin mbi 100 tituj, por rekomandohet që të rinjtë të lexojnë të paktën 30 prej tyre.