RTSH 24 Live

Aktualitet

"Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX", akademiku Verli: Ja si fuqitë e mëdha e kushtëzuan njohjen tonë

09/05/2024

"Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX", akademiku Verli: Ja si fuqitë e mëdha e kushtëzuan njohjen tonë

Historia e Shqipërisë dhe pasurimi i saj me materiale të ndryshme nga arkivat botërorë, si dhe fitorja kundër fashizmit, ishin temat e diskutuara sot me akademikun Marenglen Verli.

Në studion e RTSH 24, historiani foli për botimin e Akademisë së Shkencave, "Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, që pas 10 vitesh punë do të finalizohet në pesë vëllime dhe do të paraqesë një histori më të detajuar se më parë.

Projekti vjen 16 vjet pas botimit të vëllimit të 4-t të “Historisë së popullit shqiptar”, vëllimi i parë i së cilës u publikua në vitin 2002 dhe i 4-ti në vitin 2008.

Si ka ndryshuar historia jonë dhe a është pasuruar me vëllime të reja të Akademisë së Shkencave?

Gjatë kësaj periudhe është botuar historia e Shqiptarëve në 4 volume e cila është finalizuar në dekadën e parë të këtij mileniumi. Tashmë në 5 vëllime Historia e Shqiptarëve në shek. XX është duke u punuar 3-4 volume për botën e jashtme, Historia e Shqiptarëve nga antikiteti deri në ditët e sotme. Një tjetër projekt i realizuar është dhe fjalori i Enciklopedik Shqiptar, në fakt është një ribotim por më shumë se treçereku është material i plotësuar.

E rëndësishme për këto projekte është se ndryshe nga më parë, konceptimi, informacioni, burimet dokumentare ku janë mbështetur në këto botime kolektive kanë sjellë një hap përpara në historiografi dhe jo vetëm.

Një gjë tjetër që do doja ta përmendja është se tashmë nuk flitet për historinë e Shqipërisë, por flitet për historinë e shqiptarëve kudo ku janë, në Kosovë në Maqedoninë Veriore apo në trevat shqiptare Lindore deri në diasporë.

Në këto projekte që përmenda mbi 20% e materialit trajton historinë dhe zhvillime të tjera që janë përtej 28 mijë kilometra katrorë të Republikës së Shqipërisë.

Cilat kanë qenë periudhat që ka pasur më shumë vështirësi për informacione dhe mungesë dokumentacioni që ju duhet ti zbërtheni?

Sigurisht jo vetëm për ne por për të gjithë është periudha e Mesjetës. Gjithsesi nevojë për të vjelë informacion plus ka nevojë për çdo periudhë sepse çdo gjë varet nga investimi. Ne kemi një vend me një pasuri arkeologjike por këto duan investime të rëndësishme për tu nxjerr mbi tokë.

Pastaj nevojë për më shumë informacion dhe detaje për tu futur deri në kapilare është dhe shekulli XX, periudhë e shtet-formimit tonë. Diaspora ka pasur gjithmonë peshën e vetë që në fillimet e përpjekjeve të formimit të shteti shqiptar, fillimisht për idetë e krijimit të një shteti të pavarur shqiptar dhe më pas për ndërtimin e shteti shqiptar.

E rëndësishme në këtë gjë është informacioni i ri dhe pa paragjykime bënë që të jemi më afër realitetit në trajtimin e të dhënave historike, ë ngjarjeve dhe zhvillimeve të kohëve të ndryshme, të personaliteteve që kanë qenë protagonistë në këto periudha. Natyrisht duhet të krijojmë “shtigje” të reja për ato periudha që kanë nevojë për tu zhvilluar në të ardhmen.

Ka një përudhë 25-30 vjeçare për de klasifikimit e materialeve që mund të studiohen nga historianët. Sepse nga ana tjetër mund të ketë dhe informacione apo tematika nga shërbimet sekrete që mund që shkojnë për një periudhë më të gjatë në kohë apo nuk hapen kurrë.

Si përshkruhet Shqipëria e atyre viteve dhe çfarë objektivash dhe synimesh kanë pasur këto fuqi të mëdha dhe në çfarë kushte hasën rezistencën e Shqipërisë?

Në këtë kohë Shqipëria ishte përcaktuar që ishte pjesë e Bllokut Lindor dhe fuqitë e mëdha i kishin përcaktuar zonën e tyre të influencës. Në këtë kontekst me informacionet që kishte, me influencën Jugosllave dhe Sovjetike dhe elita politike shqiptare e kohës fillon të kuadrojnë veprimet politike të saj duke kërkuar njohjen. Në një nga raportet e botuara, shqiptaro-amerikanë në 6 mujorin e parë përveç kërkesës për njohje, vëmendja vihet në raportet ndërmjet britanikëve dhe amerikanëve. 

Amerikanët e kushtëzonin njohjet e tyre si shtet shqiptar me një zhvillim demokratik në Shqipëri, me zgjedhje të lira, njohja e detyrimeve dhe marrëveshjeve e mëparshme të nënshkruara nga koha e Ahmet Zogut. Këto ishin bazat e politikës amerikanë për të diskutuar për çështjen e njohjes. Ndërsa Britanikët ishin më agresivë. Pas zhvillimeve të fundit në Greqi dhe pasi kishin arritur të mundin të majtën atje dhe pushtetin t’ia jepnin të djathtës , britanikët dukeshin sikur kishin këto synime dhe këtu duke kërkuar përmbysjen e pushtetit.

/rtsh.al/