RTSH 24 Live

Sociale

“Sahati i Shkodrës” rinis tik-tak- un, prej 30 vitesh nuk ishte funksionale

09/05/2024

“Sahati i Shkodrës” rinis tik-tak- un, prej 30 vitesh nuk ishte funksionale

Qytetit të Shkodrës i është kthyer sahati pas 3 dekadash, një nga simbolikat e qytetit që prej vitesh nuk ishte funksionale.

Ka qenë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Benet Beci  i cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion, ndërkohë që gjatë verifikimit u gjet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare.  

Petrit Bilali një prej kontribuuesve ndjehet i lumtur për rikthimin e Sahatit të Shkodrës në gjendje pune.

Sahati i Shkodrës i dha emrin krejt zonës, duke shërbyer si toponim për shkodranë dhe vizitorë.

Mekanizmi 120 vjeçar i sahatit, tashmë do të ruhet në muzeun e Shkodrës teksa qytetit i është rikthyer funksional një nga simbolet e tij.

/rtsh/