RTSH 24 Live

Sociale

Afrimi i verës rrit çmimet në bregdet. Në Vlorë, produktet në bare e restorante 25-30% më shtrenjtë

09/05/2024

Afrimi i verës rrit çmimet në bregdet. Në Vlorë, produktet në bare e restorante 25-30% më shtrenjtë

Me çeljen e sezonit turistik, nuk rritet vetëm numri i turistëve. Bashkë me kërkesën e lartë kanë nisur të rriten dhe çmimet, ato të akomodimit, por dhe produkteve që konsumohen.

Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, thonë se janë disa faktorë që ndikojnë, që nga pagat më të larta për punëtorët që paguajnë për shkak edhe të mungesës së fuqisë punëtore, si dhe rritjes së çmimeve për produktet bazë.

Ka nga ata sipërmarrës që përpiqen për të mbajtur çmimet në të njëjtin nivel, por nga ana tjetër ndikojnë në përfitimet e tyre.

Një sipërmarrës në zonën e Nartës, druhet se rritja e çmimeve dhe një zhvillim kaq i shpejte mund të çojë në uljen e numrit të turistëve.

Pritshmëritë të biznesit në Vlorë janë edhe më të larta se një vit më parë.

Shoqatat e turistëve ngrenë si shqetësim rritjen e taksave, por nga ana tjetër pranojnë abuzimet me çmimet biznesi vendas.

11 maji është caktuar zyrtarisht nga Bashkia Vlorë, si data për hapjen e sezonit turistik, edhe pse qyteti bregdetar ka turistë  gjithëvjetor.

/rtsh/