RTSH 24 Live

Ekonomi

Rriten aplikimet për subvencione në Shkodër, 10% kërkesa më shumë se vjet

09/05/2024

Rriten aplikimet për subvencione në Shkodër, 10% kërkesa më shumë se vjet

Teksa është përmbyllur faza e parë kualifikuese për fermerët, puna do vijojë për plotësimin e mëtejshëm të dokumentacioneve.

Në Qarkun Shkodër sipas përgjegjësit të ekstensionit bujqësor Rifat Kodra “rritja më e madhe e aplikimeve ka qenë në bimët medicinale ku kanë aplikuar rreth 1000 fermerë më shumë se një vit më parë”

Ndërsa në total në 8 skemat ka një rritje prej 10 përqind.

Numrin e lartë të apikimeve e ka evidentuar në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Në total në territorin e Bashkisë Shkodër janë kualifikuar 240 aplikime për lopë, 77 të imta, 147 bletari, 3 sera, 3 aplikime për implementimin dhe certifikimin global GAP si dhe mbi 1 mijë aplikime për naftën pa akcizë.

Për të arritur në përfitimin total fermerët duhet të kalojnë edhe 2 faza të tjera verifikuese në dokumentacione dhe në terren.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/