RTSH 24 Live

Ekonomi

Projekti pilot i pagesave te shpejta, Ibrahimaj: Synojmë reduktimin e parave fizike në ekonomi

17/05/2024

Projekti pilot i pagesave te shpejta, Ibrahimaj: Synojmë reduktimin e parave fizike në ekonomi

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta. Në fjalën e saj Ibrahimaj deklaroi se qëllim i projektit pilot, është reduktimi i pagesave fizike në ekonomi dhe nxitja e parave elektronike.

Programi konsiston në një aplikacion që do përdoret për kryerjen e pagesave në disa njësi tregtare, në markete ushqimore, në furra buke, në bar-kafe, në librari, në farmaci. Kemi përzgjedhur 100 individë të cilët për një periudhë 4 mujore do marrin 100 mijë lekë të vjetra për t’u përdorur në njësi tregtare, për tu shpenzuar për konsumin, Ju do ju kalojnë në llogari bankare 10 mijë lekë të reja në muaj këto para do transferohen në një apo dy aplikacione që do I keni në telefonin tuaj dhe përmes tyre do paguani elektronikisht për produktet që do konsumoni.

Ne duam të pilotojmë këtë program për të para çfarë vështirësish mund të ketë në përdorimin e  aplikacioneve, ju si përdorues dhe bizneset si marrës të këtyre parave.

Duam të nxisim paranë elektronike dhe reduktimin e 'cash' në ekonomi. Në një të ardhme të afërt ne duam që çdo pagesë të bëhet në formë elektronike. sot 97 % e pagesave kryhet në 'cash'.

Kemi nisur një reformë të formalizimit të ekonomisë, prandaj e ndërlidhëm këtë projekt pilot me formalizimin”, tha Ibrahimaj. Po ashtu edhe ministrja Balluku teksa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, deklaroi se ky projekt pilot synon modernizimin e sistemit të pagesave qoftë për bizneset.

/rtsh.al/