RTSH 24 Live

Ekonomi

Në qershor nis monitorimi i agjensive private të punësimit, Gonxhja: Sjell mbrojtje për punëkërkuesit dhe punëofruesit

16/05/2024

Në qershor nis monitorimi i agjensive private të punësimit, Gonxhja: Sjell mbrojtje për punëkërkuesit dhe punëofruesit

Nga muaji ardhshëm, të gjitha agjensitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Lajmin e bën të ditur Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale ndërsa thotë semonitorimet do të sjellin mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve.

Gjatë muajit të ardhshëm, të gjitha agjensitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ky monitorim do te vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjensive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve migrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik. Ky kontroll do të mundësojë një pasqyrë të qartë të performancës së këtyre agjensive dhe do të sigurojë që të vijojnë veprimtarinë vetëm ato agjensi që respektojnë standardet e vendosura në aktet ligjore dhe nënligjore për procesin e ndërmjetësimit për punësimin! Ndaj agjensive private të punësimit që kryejnë aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, do të ndërmerren masa administrative përkatëse deri në revokim të licencës”, shkruan Gonxhja.

/rtsh.al/