RTSH 24 Live

Politikë

Konventa e PL, Haxhinasto: Ndryshimet statutore do shpejtojnë llogaridhënien. Nepotizmi shkatërron meritoktracinë

27/04/2024

Konventa e PL, Haxhinasto: Ndryshimet statutore do shpejtojnë llogaridhënien. Nepotizmi shkatërron meritoktracinë

Partia e Lirisë ka nisur Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve, ku priten ndryshimet statutore. Në fjalën e tij, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto tha se këto ndryshime statutore do të forcojnë partinë dhe do të shpejtojnë llogaridhënien.

“Pesë prioritete tona janë sintezë e programit politik që ju keni miratuar dhe janë shtyllat kryesore të realizimit të atij programi. Janë ndërhyrje precize për të shëruar trupin e sëmurë të vendit që si asnjëherë, që nga ndryshimi i sistemit, nuk ka patur këto simptoma të rënda që po e kthejnë atë në situatën e 30 viteve më parë kur atëherë kishte një domosdoshmëri për ndryshimin e sistemit. Domosdoshmërinë për transformimin e ekonomisë ku ka mundësi për të gjithë dhe jo në ekonominë e oligarkëve. Duam që Shqipëria të jetë vitale, një popullsi që rritet, me njerëzit që punojnë dhe janë të mirëqenë në vendin e tyre. Janë prioritete për të forcuar Shqipërinë. PL është parti e ideve dhe veprimit. Me ndryshimet statutore, PL do forcojë vetveten, do shpejtojë llogaridhënien”, tha ai.

Lidhur me shkëputjen e kësaj partie nga nepotizmi, theksuar fort nga kreu Ilir Meta, Haxhinasto tha se ky fenomen shkatërron meritokracinë dhe besimin brenda një partie.

Më lejoni të them dy fjalë edhe nepotizimin. Ky fenomen ndodh si në institucionet publike edhe brenda partive politike. Si fenomen i dëmshëm, ai shpesh luftohet me lidhje, proi edhe kode etike. Është zgjedhja e një organizate ta pranojë këtë fenomen apo ta luftë. Nepotizmi shkatërron meritokracinë. Nepotizmi shkatërron besimin dhe modelimin mes njerëzve që punojnë për një qëllim të përbashkët, dëmton imazhin e një organizate. Ndërsa jemi çdo ditë në betejën për të fituar besimin e qytetarëve, duhet t’i japim një mbështetje të fortë meritokracisë”, u shpreh ai.

Në këtë Konventë pritet të ketë ndryshime rrënjësore, ku një prej tyre është statuti nga ku pritet të njihen fraksionet. Në garë për kreun e Partisë së Lirisë do të jetë vetë ai aktuali, Ilir Meta, përballë Faik Basha, kryetar i degës në Kamëz dhe Myrvete Asqeri, dhe në kuadër të riorganizimit nuk do të ketë kryetar, por president partie, një zv.presidente, dhe një sekretar i Përgjithshëm.

Përkatësisht, për postin e zv.presidentes, është emri Erisa Xhixhos e cila do të mbajë edhe postin e sekretares politike për qarkun Tiranë dhe të sekretarit të të Përgjithshëm Tedi Blushi, njëherësh edhe sekretar politik i qarkut Korçë.

Gjithashtu, në konventë do të votohen 18 emrat e kryesisë së re, listë të cilën e kryeson: Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar e me radhë zëvendës kryetarët dhe dy nënkryetarët.

Konventa është e dyta në një hark kohor dy-vjeçar, pasi me 25 korrik 2022, pas përmbushjes së mandatit kushtetues si kryetar shtetit, ish- presidenti Ilir Meta u rikthye në LSI, ku pasi u votua si kryetar ndërroi emrin në “Partia e Lirisë”.

/rtsh.al/