RTSH 24 Live

Politikë

Java e Europës - Tryezë diskutimi me të rinjtë mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

08/05/2024

Java e Europës - Tryezë diskutimi me të rinjtë mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

Në Javën e Europës dhe në kuadër të Programit të Ditëve të Hapura, Agjencia për Medie dhe Informim ftoi aktivistë të Kongresit Rinor Kombëtar dhe nxënës të gjimnazit "Andon Zako Çajupi" në një bashkëbisedim me zyrtarë publikë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, në tryezë u diskutua mbi mënyrat se si mund të rritet aksesi i të rinjve në informacionin që lidhet me integrimin europian dhe mbi mënyrat se si ata mund të jenë pjesë aktive e procesit.

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, u ndal te puna e deritanishme brenda kapitullit 31 - "Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe Mbrojtjes" - ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, te ecuria me kapitullin 24 - "Drejtësia, Liria dhe Siguria".

Programi #OpenDay është një nismë e Agjencisë për Medie dhe Informim në kuadër të edukimit dhe informimit të të rinjve lidhur me funksionet, detyrat, ambientet e institucioneve qeveritare, si dhe mundësimin e takimit me përfaqësues të lartë të institucioneve përkatës për të diskutuar mbi nevojat e të rinjve dhe mundësimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për ta.

/rtsh.al/