RTSH 24 Live

Politikë

Ceremonia- Rama dhe Habeck mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

08/05/2024

Ceremonia- Rama dhe Habeck mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, do të jenë oratorët kryesorë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karlit të Madh për vitin 2024.

Ky aktivitet prestigjioz do të mbahet më 9 Maj në Sallën e Kurorëzimit të Ndërtesës së Bashkisë së Aachenit.

Këtë vit, çmimi i jepet kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.

Oliver Rolofs, zëdhënës i eventit, tha se “Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama thekson përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin evropian”. 

Që nga viti 1950, Çmimi i Karlit të Madh ka nderuar individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës. 

Ndër fituesit e mëparshëm janë figura të tilla si presidenti ukrainas, Volodimir Zelesnki, presidenti francez, Emmanuel Macron apo Papa Françesku. 

/rtsh.al/