RTSH 24 Live

Sociale

Shanaj: Ka fëmijë që vendosin grim, po merr përmasa të frikshme nga 6-18 vjeç vjeç

26/04/2024

Shanaj: Ka fëmijë që vendosin grim, po merr përmasa të frikshme nga 6-18 vjeç vjeç

Sindroma e rritjes, një  problem që shtyhet edhe nga vetë prindërit, nisur nga mënyra e rrijes së fëmijëve si edhe përdorimi e makijazhit në moshë të vogël duke sjellë kështu probleme si shëndëtësore ashtu edhe psikologjike për ta.

E ftuar në emisioni “ Jetë Shqiptare”, psikologia e Edukimit, Irena Shanaj tha se është ulur frikshëm grupmosha e vajzave që kanë tendencë për tu grimuar. Sipas saj ndikim jo të mirë ka edhe roli i prindërit pasi ka nga ata që i dërgojnë vetë vajzat të vogla apo adoleshente drejt salloneve të kozmetikës.

Ndaj ajo thekson se vendosja e fëmijës  para 1 ideali pamjeje, ndikon në mënyrë shumë negative në psikologjinë e tij

Ka prindër që i dërgojnë fëmijët e tyre në sallone bukurie për fëmijë. Kozmetika në ditët e sotme, psikologjia e grimit luan një rol shprehës të identitetit dhe që realisht po merr përmasa të frikshme. Nga mosha 6-18 vjeç shikoj tendencën e vajzave adoleshente për t’u grimuar, por të shohësh që ky kufi moshor ka zbritur në një moshë 5 vjeçare që dëshiron të lyhet me buzëkuqin, e mamit apo dëshiron t’i ketë mollëzat si ai modeli që reklamohet në rrjete socialë. Kanë një ekspozim të jashtëzakonshme ndaj standarteve shoqërore të bukurisë.  Ne po i vendosim fëmijët para disa standarteve, para 1 ideali pamjeje që absolutisht ndikon në mënyrë shumë negative në psikologjinë e fëmijës", tha psikologia.

/rtsh.al/