RTSH 24 Live

Sociale

KfW, 50 milionë euro kredi për transportin e gjelbër të Tiranës

07/05/2024

KfW, 50 milionë euro kredi për transportin e gjelbër të Tiranës

Në parlamentin shqiptar Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi marrëveshjen e huas me KFW–në, për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Kredia është në vlerën prej 50 milionë eurosh.

“Ky program zhvillimi për transportin publik me kapacitet të lartë, mbështetet në një alternativë, e cila garanton një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit”, tha zëvendësministrja e financave, Adela Xhemali. 

Relatori i çështjes, Ismet Beqiraj, përmes këtij projekti mundësohet ndërtimi i sistemit BRT (Bus Rapid Transit- Tranzit i Shpejtë me Autobus) në disa prej korridoreve kryesore të transportit publik në qytetin e Tiranës. Kjo siguron në mënyrë të qëndrueshme që një pjesë e rëndësishme e rritjes së kërkesës për lëvizje në bashkinë e Tiranës të përballohet nëpërmjet një sistemi të transportit publik me kapacitet të lartë, që është tërheqës, i sigurt, komfort dhe i aksesueshëm.

Gjithashtu, ky program zhvillimi i paraqitur në projekt, do të mundësojë zgjerimin dhe shtrirjen e rrjetit të transportit publik, rritjen e përdorueshmërisë së tij, si edhe po ashtu rritjen e efektivitetit ekonomik në shërbimin e transportit. 

/ rtsh.al /