RTSH 24 Live

Sociale

Rama ndan pamje nga tuneli i Llogorasë: Pak javë larg hapjes së madhe

07/05/2024

Rama ndan pamje nga tuneli i Llogorasë: Pak javë larg hapjes së madhe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet e tunelin të Llogarasë i cili pritet të hapet në fillim të muajit qershor.

“Pak javë larg hapjes së madhe”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetin e tij Facebook.

Punimet për tunelin e Llogorasë, me një gjatësi prej afro 6 kilometra, kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021. Ky investim kushton rreth 140 milionë euro dhe pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta që përshkohet aktualisht, në vetëm 7 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik për vendin.

/rtsh.al/