RTSH 24 Live

Sociale

Lushnjë- Kultivimi i bamjes në sera, fermerët: Jemi të kënaqur me çmimin e shitjes

07/05/2024

Lushnjë- Kultivimi i bamjes në sera, fermerët: Jemi të kënaqur me çmimin e shitjes

Perimja më e shtrenjtë e sezonit është bamja. Këtë vit çmimi i saj ka kapur shifra më të larta sesa një vit më parë. Aktualisht ajo po shitet nga prodhuesit me 700 lekë për kilogram, ndërkohë që për konsumatorët tregtohet me 1200  lekë për kilogram.

Në Lushnjë, ajo është mbjellë në serrat diellore, si një mënyrë për të dalë më shpejt në treg dhe me çmim më të lartë. "Për momentin është mirë me tregun. Është një kulturë që ka më pak kosto se kulturat e tjera", shprehet fermeri.

Një familje prodhuesish të bamjes, nga zona e Qerretit në Lushnje po vjel për tregun e Tiranës. Çmimi për ta është i mirë dhe tregu i sigurtë.

Kërkesat e tregut për bamjen janë më të larta se prodhimi. Sipërfaqet e mbjella nuk plotësojnë nevojat për konsum për shkak se kjo perime nuk kultivohet masivisht.

Aktualisht bamja nuk eksportohet, megjithatë fermerët këtë vit, po shesin me çmime që i justifikojnë kostot. Kjo kulturë nuk krijon asnjëherë stok pasi në strukturën e mbjelljes, perimet e tjera zënë sipërfaqen më të madhe.

/rtsh/