RTSH 24 Live

Sociale

Avokatja e bashkëshortit të Mayas: Ditën që Arbeni do takonte djalin, ajo e largoi në Angli

26/04/2024

Avokatja e bashkëshortit të Mayas: Ditën që Arbeni do takonte djalin, ajo e largoi në Angli

Rasti i këngëtares së njohur Maya Aliçkaj, e cila ka marrë urdhër mbrojtje duke pretenduar se bashkëshorti e ka dhunuar është trajtuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH këtë të premte (26 prill).

Në studio ishin të pranishëm avokatja e bashkëshortit të Majës, Nertila Qordja dhe avokati i këngëtares, Idajet Beqri, të cilët treguan pretendimet e tyre lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Nga ana e saj, avokatja Qordja pretendon se këngëtarja ka thyer urdhrin e gjykatës, duke penguar klientin e saj, Arben Shuaipi të takojë të birin.

Ai po ndalohet të realizojë takimet me djalin e tij. Ne kemi kërkuar herë pas here masa të përkohshme që të takohet me fëmijën, kemi bërë kallëzim që asnjëherë nuk respektohet vendimi i gjykatës, pavarësisht si pretendohet. Klienti im nuk ka asnjë komunikim me majën ka 2 vite, i vetmi komunikim është për shkak të vendimit të Gjykatës kur i duhet të komunikojë me djalin sepse djali është 6 vjeç. Ditëne shtunë që kishte zoti Arben për të takuar fizikisht djalin, zonja e ka larguar djalin në Londër sepse ka përdorur mjetin tjetër të identifikimit gjerman. Ne kemi vajtur me patrullën e policisë për të takuar djalin dhe zonja thotë ta lash dje djalin ta merrje në kopësht sepse kam planet e mija. Pra nuk zbaton vendimin e gjykatës”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/