Kryeministri Edi Rama ka mbërritur të enjten pasdite në aeroportin e Prishtinës, në Kosovë, ku pritet që në orën 16: 00 ai të ketë një takim nga Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe më pas me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Deri tani nuk është vendosur për ndonjë takim mes Ramës dhe Kurtit, pavarësisht se kryeministri Rama, nga Shkupi, u shpreh sërish se është në pritje të një konfirmimin nga homologu i tij kosovar për një takim gjatë pasdites.
Rama, të enjten në mëngjes, informoi se janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes mes dy qeverive.
Në orët e para të paradites, kryeministri Rama ishte në Shkup, ku u takua me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.
vijon
/rtsh.al/