Qarkullimi i automjeteve në tunelin e Murrizit fillon më 14 mars.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimeve të punimeve te fundit në këtë tunel, tha se tashmë është koha për të deklaruar një date hapjeje për këtë vepër infrastrukturore.
"Ne do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet dhe drejtuesit e mjeteve në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. Ndërkohë vazhdojmë të punojmë me tunelin ndihmës, i cili është pjesë e këtij projekti," u shpreh ministrja Balluku.
Tuneli do të ketë 11 dalje, që janë betonuar plotësisht dhe janë gati për shfrytëzim: një pjesë do të jetë për automjetet dhe pjesa tjetër për këmbësorët.
Ministrja e cilësoi tunelin 3,7 km të gjatë një ndër veprat më të rëndësishme sa i përket ndërlidhjes së Jugut me Veriun.
Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, tha ministrja, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/