Duke nisur nga 1 marsi do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Në Kukës, pensionistët janë të kënaqur pasi është një mundësi e mirë për të lehtësuar disi vështirësitë financiare, por, ata kërkojnë që të shihet mundësia e rritjes së pensioneve.
“Na ndihmon pak, por nuk ndryshon gjë. Është sa me mbajt jetën të gjallë. Duhet më shumë”, thonë pensionistët.
Pensionistët kërkojnë një rritje të qëndrueshme dhe të përhershme të pensioneve, e cila do t'i ndihmonte ata të mbulonin shpenzimet e nevojshme.
“Do ishte më e mirë rritja e pensioneve. Më mirë shtim pension sesa bonusi”, shprehen pensionistët.
Pensionistët që kanë bazë 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus dhe të tjerët 5 mijë lekë.
Nga bonusi do të përfitojnë rreth 18 mijë pensionistë në qarkun Kukës duke përfshirë ata me pension pleqërie edhe kategori të tjera që përfitojnë trajtime financiare nga Institutiti i Sigurimeve Shoqërore.
Gazetare: Matilda Dokle
/rtsh.al/