Duke nisur nga 1 marsi është parashikuar të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Ky është një fond i ri i përcaktuar nga qeveria dhe i depozituar në Bankën e Shqipërisë me një vendim që mban datën 9 janar, por që do të kthehet në një standard të përvitshëm, ku përveç bonusit të fund vitit, do të ketë një të dytë në pranverë.
Janë 62 milionë euro të vendosura në dispozicion të 730,430 pensionistëve, të cilët do të ndahen në dy nivele. Ata që kanë pension bazë 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus dhe të tjerët 5 mijë lekë.
Në dhjetor, po të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë lekë bonus. Ndërkohë që pas një konsultimi publik, qeveria “Rama” premton se do të rishikojë në mandatin e 4 jo vetëm masën e pensionit, por edhe disa aspekte të reformës së pensioneve.
/rtsh.al/