RTSH 24 Live

Politikë

Berisha në Parma: Po kthehemi fuqishëm, vota juaj për transformimin e Shqipërisë!

6 orë para

Berisha në Parma: Po kthehemi fuqishëm, vota juaj për transformimin e Shqipërisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me shqiptarët në Parma, u është drejtuar bashkatdhetarëve të Italisë se vota e tyre më 11 maj, nuk është vetëm për shpëtimin e Shqipërisë por është edhe votë për transformimin e saj.

Berisha i ka cilësuar këto takime tepër entuziaste gjë që tregojnë se opozita po rikthehet fuqishëm, dhe që sipas tij, do firmosin përmbysjen e narko-shtetit.

Këto takime provohen të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto takime po firmosin shpëtimin e Shqipërisë. Po firmosin përmbysjen e narkoshtetit”.

Sepse, tha Berisha, jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë, por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve e paparë që nga viti 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Kreu i PD-së, më tej shtoi se me këto takime dhe entuziazëm çdo qytetar po bindet se PD po kthehet fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Këto takime, ky entuziazëm, kjo energji po bind çdo qytetar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë, të miqve të saj. Në takimin tim në Romë, unë u thashë shqiptarëve se Edi Rama është rreziku më i madh kombëtar për shqiptarët. Se Edi Rama është Çubrilloviçi shqipfolës. Se Edi Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”, tha Berisha”.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve u ndal në fjalim e Zv. Presidentit amerikan, JD Vance, ku gjatë një samiti në Berlin,- "do ia plaste në fytyrë tiranit, do i thoshte Europës se problemi ynë është persekutimi, arrestimi i liderëve të opozitës".

Miq, në Mynih, Edi Ramës, zëvendëspresidenti i vendit më të fuqishëm të botës, i tha ato të cilat ne ia deklaronim çdo ditë dhe çdo javë. Po pse kjo ngjashmëri?E bëri ai i nxitur nga ne? Jo, u them unë, jo.Ka një shkak tjetër më të thellë.  Sepse opozita në vendin e madh, në atë vend, pësoi nga i njëjti armik, të njëjtat probleme, të njëjtat represione, të njëjtat censurë, të njëjtat akuza, siç pësoi opozita në Shqipëri.Kjo ishte arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance shpalli armik më të rrezikshëm për Europën, se rusi dhe kinezët, atë që arreston liderët e opozitës për të marrë mandatet. Atë që censuron mediat sociale. Atë që kontrollon mediat dhe arreston gazetarët”-vijon Berisha.

/rtsh.al/