RTSH 24 Live

Sociale

Gëzimi i një jete të re - RTSH Kukësi sjell përjetimet e prindërve në momentin më të bukur    

7 orë para

Gëzimi i një jete të re - RTSH Kukësi sjell përjetimet e prindërve në momentin më të bukur      

Festim Kerxhaliu është bërë baba për herë të tretë, ka dy djem dhe vajzën e porsalindur. Ai thotë se përjetimi i emocioneve në të tilla raste, kur dëgjon të qarat e bebes është e papërshkrueshme.

Ai uron të njëjtin përjetim për secilin, ndaj apelon tek të rinjtë që të martohen e të krijojnë familje.

Është gjëja më e bukur në botë, nuk e përshkruaj dot. Realisht po ndihem shumë I emocionuar.Të gjithë fëmijët janë njollojë, por vajza paska një tjetër ndjesi”.”-tha për RTSH Festim Kërxhaliu.

Me plot gojë është tingulli më i ëmbël në botë, s’ka të krahasuar as për Festim Kerxhaliun, i cili sapo u bë baba për të tretën herë, dy djem e një vajzë.

Ndjesia nuk përshkruhet ndaj emocionet janë të pamatë.

Mjekja Venezie Doçi, thotë se e porsalindura gëzon shëndet të plotë dhe gjithçka ka shkuar mirë. 

Fëmija gëzon shëndet të plotë pas ardhjes në jetë nga lindje cezariane (operacion)“

Festimi duke bërë një vlerësim të situatës aktuale të lindjeve e martesave ka një apel për të gjithë e të përjetojnë atë që përjeton çdo njeri në momentin kur bëhet prind.

U bëj thirrje të rinjve që të martohen dhe të krijojnë familje. Jeta pa fëmijë është e kot“

Mjekja Venezie Doci, ka rreth 40 vite në këtë profesion. Thotë se numri i lindjeve ka rënë vit pas viti.

Sipas saj, nuk janë vetëm shkaqe ekonomike por edhe emigracioni, planifikimi familjar etj.

Lindshmëria në qytetin e Kukësit ka rënie për shkak të emigrimit të moshave të reja dhe planifikimit familjar. Të gjitha këto edhe kushtet ekonomike ndikojnë në uljen e numrit të lindjeve”.

Në publikimet e herëpashershme qoftë të INSTAT por edhe të institucioneve të tjera që merren me studimin e popullsisë dhe demografisë, e rendisin Kukësin ndër të parat bashki më rënie të numrit të lindjeve, rrjedhimisht edhe tkurrjes së popullsisë.

Gazetar: B. Muçmata    

/rtsh.al/